MAShTI i ndan mësueses Valbona Tahiraj çmimin “Shaban Jashari”

Prishtinë | 06 Mar 2020 | 11:46 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) për nderë të Ditës së Mësuesit ka ndarë çmimin tradicional “Shaban Jashari”, për Valbona Tahiraj nga Komuna e Drenasit për mësuesin më të mirë të vitit, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministri i MAShTI-it, Xhavit Rexha, deklaroi se sot kujtojmë të gjithë mësimdhënësit që kontribuuan në arsimin shqip.

Më këtë rast, Rexha njoftoj se sot çmimi do të ndahet për mësuesin më të mirë për “Zhvillimin e vazhdueshëm dhe këmbëngulje në cilësi”.

Me tej, Rexha në emër të ministrisë premtoi përkrahje të parezervë për gjithë mësimdhënësit.

“Jemi mbledhur të shënojmë 7 marsin në të gjitha trojet tona është dita që kujtojmë të gjithë me mësimdhënësit kontribuues në arsimin shqip. Për ruajtjen e identitetit kombëtar. Sot do të ndajmë çmimin e mësuesit të mirë ‘Shaban Jashari'”.

“Jemi në pikë kthesë që mund të na orientoj nga e ardhmja. Jemi mbledhur të festojmë cilësinë në mësimdhënie. Nga te gjitha komunat që na janë prezantuar në kemi zgjedhur një person”.

“Këtë vit do të nderojmë profilin e mësimdhënësit zhvillimin e vazhdueshëm dhe këmbënguljen në cilësi. Do ta kenë përkrahjen e parezervë të MAShTI-t”, u shpreh Rexha.

Fituesja e çmimit, Valbona Tahiraj falënderoj MAShTI-in për ndarjen e çmimit dhe vlerësimin e punës së saj, raporton EO.

“Ndihem e nderuar që gjendem në mesin e tuaj me këtë rast ua uroj 7 Marsin. Kujtojmë te gjithë mësuesit, intelektualet të cilët ringjallen arsimin shqip dhe frymëzuan të rinjtë”, u shpreh Tahiraj.

Në këtë ceremoni mirënjohje u ndanë edhe për 26 mësimdhënësit më të mirë nga të gjitha komunat e Kosovës.

Të ngjashme