MAShTI jep detaje për mësimin në distancë që nis nesër, ja orari dhe lëndët

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 22:05 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovaconit, Hykmete Bajrami ka njoftuar se të hënën me 23 mars do të fillojë mësimi online.

Përmes një konference për media, Bajrami ka thënë se mësimi në distancë do të fillojë në lëndët gjuhë shqipe dhe matematikë.

Sipas njoftimit mësimi pritet të fillojë në ora 11:15 dhe do të ritransmetohet në RTK4 nga ora 16:00.

Orari mësimor për ditën e nesërme do të jetë si në vijim:

Klasa 1: Gjuhë Amtare – Shkronja C; Matematikë – Gjysma dhe Çereku

Klasa 2: Gjuhë Amtare – Emri; Matematikë – Shumëzimi i numrave

Klasa 3: Matematikë – Kuptimi i nënbashkësisë; Gjuhë Amtare – Zgjedhimi i foljeve në kohën e tashme

Klasa 4: Matematikë – Pjestimi i numrave treshifrorë, me një numër njëshifrorë; Gjuhë Amtare – Përpunim i poezisë “Pranvera”

Klasa 5: Gjuhë Amtare – Lakimi i emrave mashkullorë; Matematikë – Matja e kohës, njësitë matëse

Ministrja Bajrami pranon se procesi nuk është perfekt por është nisma e parë e ministrisë që drejton, ndërkohë që momentin e kthimit të rrethanave normale do të vazhdojë me digjitalizimin e materialeve didaktike, për të ecur në hap me botën e që do të ndikojë edhe në problemet me çanta të rënda.

LEXO EDHE:

Të ngjashme