MAShTI lanson platformën e edukimit online për fëmijët deri në 6 vjeç

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 15:19 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Arsimit, ka lansuar  platformën “Edukimi në Distancë – Kujdesi, Zhvillimi dhe Edukimi në fëmijërinë e hershme për moshën 0-6 vjeç”. Kjo platformë është përgatitur nga MAShTI, në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë dhe “Save the Children”, raporton Ekonomia Online.

Ministrja Hykmete  Bajrami u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të shfrytëzojnë platformën që i ndihmon fëmijët dhe e bën më tërheqës qëndrimin e fëmijëve në shtëpi.

Bajrami tha se kjo platformë do të jetë në dispozicion që nga nesër.

Ajo ka thënë se me datën 23 mars e kanë filluar xhirimin për mësimin ne distancë.

“E kemi pasur të pambuluar nivelin  0-6 vjeç dhe sot ju bëjmë thirrje të gjithë prindërve të marrin instruksione në këtë platformë, mund ta gjeni tek platforma E-Mësimi. Ka aktivitete ditore dhe video të ndryshme se si të sillemi me fëmijë në kohë të pandemisë”, tha ajo.

Murat Shahin, shef i UNICEF-it në Kosovë  se Ministria e Arsimit ka bërë një punë të madhe për këto grup mosha për mësimin në distancë.

“Ministria e arsimit është duke bërë një punë të jashtëzakonshme. Kjo platformë është e mrekullueshme dhe  efikase për moshat e reja dhe tregon se si të sillemi me këtë grupmoshë. UNICEF është i gatshëm  të ndihmojë kurdo që është nevoja”, tha Shahin.

Ndërsa , Ahmet Kryeziu nga  Save tha children  tha se MAShTI i  ka kushtuar rëndësi të veçantë edukimit të hershëm.

“Është punë e madhe që bashkë me partnerët tanë. Uroj ministrinë për punëne palodhshme bashkë me edukatorët profesionist rëndësi të veçante zhvillimit në fëmijëri të hershme.  Uroj që prindërit familjarët ta shfrytëzojnë këtë paltformë. Përgjegjësi që të përkhrahim familjarët kujdestarët dhe edukatorët”, tha Kryeziu.

Të ngjashme