Ekonomia Online
FUNDIT

Mashtruesi ua mori mbi 30 mijë euro në këmbim për të përfituar grante nga ministria

Mashtruesi ua mori mbi 30 mijë euro në këmbim për të përfituar grante nga ministria

Tre persona kanë raportuar në polici se një i dyshuar ua ka marrë mbi 30 mijë euro në këmbim për të përfituar grante nga një ministri e Kosovës. I dyshuari gjendet në arrati, teksa rasti është duke u hetuar. Njoftimi i plotë i policisë: MASHTRIM/Graqanicë 25.11.2022 – NN. Tre ankuesë meshkuj kosovarë kanë informuar se […]

Tre persona kanë raportuar në polici se një i dyshuar ua ka marrë mbi 30 mijë euro në këmbim për të përfituar grante nga një ministri e Kosovës.

I dyshuari gjendet në arrati, teksa rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

MASHTRIM/Graqanicë 25.11.2022 – NN. Tre ankuesë meshkuj kosovarë kanë informuar se janë mashtruar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili u kishte marr para në këmbim që ata të përfitonin grante nga një ministri e Republikës së Kosovës. Vlera e pareve të marra nga i dyshuari, është mbi 30 mijë euro. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme