Retorikat e forta të shkëmbyer në raundin paraprakë të bisedimeve në Bruksel në mes të krerëve të Kosovës dhe Serbisë, me 24 janar, duket se kanë ndikuar që kësaj radhe, të kemi një mbyllje hermetike të takimit të mbrëmshëm dhe të asaj se çfarë i diskutua në këtë takim.
Analisti Halil Matoshi për Gazetën Monitor, ka thënë se ky duket të jetë një qëndrim i zyrës së Përfaqësues Speciale të BE-së për Politik të Jashtme Frederica Mogherini, e cila siç tha Halili ka vendosur që kësaj radhe të mos u lejoj kënaqësinë palëve për të dhënë komente “turbonacionaliste”.
Madje siç ka deklaruar Matoshi tashmë edhe BE-ja e ka kuptuar se dialogu është klinikisht i vdekur.
“Është qëndrim i zyrës së Zonjës Mogherini dhe i BE-së që palët të mos e komentojnë takimin, duke mos ua dhënë kënaqësinë që retorikat e forta turbonacionaliste t’i përdorin për përdorim të brendshëm. Pra Be-ja e ka kuptuar se dialogu është klinikisht i vdekur”, ka thënë Matoshi.
Sipas tij edhe këto takime që po mbahen në Bruksel janë vetëm sa për të pasur kontakt palët, e jo për diçka esenciale.
“Palët po i thërret në takime në Bruksel vetëm sa për kontakt, për t’i penguar që të nxisin turmat në konflikt, ndonëse aktualisht dialogu nuk sjell asnjë rezultat”, ka theksuar Matoshi.
Analisti Matoshi ka deklaruar më tej se ajo çka është aktualisht e rëndësishme për BE është që pas tensioneve të fundit, të qetësohen Prishtina dhe Beogradi e që nga to të marrin Pra Be-ja zotime se do të ndikojnë në uljen e tensioneve të ndërsjella.
Ndryshe Gazeta Monitor ka provuar gjatë ditës të kontaktoj me dikë nga Qeveria për të marrë një qëndrim të tyre lidhur me atë se çfarë u diskutuan në takimin e mbrëmshëm, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.