Matoshi: Në fillim të 2019-së do të ketë një studim për deponitë në Kosovë

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë, Fatmir Matoshi, në RTV Dukagjini ka folur për ambientin si dhe për deponitë e mbeturinave në Kosovë.

Matoshi tha shumë shpejt do të publikohet një raport me vendet që janë pastruar në Kosovë.

“Ambienti  mendoj që është shumë më mire se që ka qenë. Sot do ta kemi një takim për pastrimin, dhe do të prezantohet puna që është bërë. Më datën 15 do të publikohet dhe një raport me vendet që janë pastruar…”, ka thënë Matoshi.

I pyetur se deponia e mbeturinave në Kushtove të Mitrovicës a është ilegale, Matoshi tha se nuk ka njohuri për këtë deponi.

“Deponia në Kushtove, nëse është ilegale nuk e di këtë informacion”, tregoi ai.

Ministri po ashtu theksoi se një studim për deponitë e Kosovës do ta bëjnë në fillim të vitit.

“Do të kemi fonde për të investuar në këto deponi. Kemi kërkuar bashkëpunim dhe të komunave. E për Kushtovë do ta verifikojë”, tha ndër të tjera Matoshi.

Të ngjashme