Matoshi tregon se çka e shtyu Haradinajn ta shkarkojë bordin e AKA-së

Prishtinë | 26 Sht 2017 | 16:14 | Nga

Drejtori i Zyrës për Informim në Qeverinë e Kosovës, Halil Matoshi ka thënë se kryeministri, Ramush Haradinaj i ka rekomanduar ministrit të Arsimit Shyqyri Bytyqi që të shkarkojë Bordin e Agjencisë së Akreditimit për shkak të parregullsive.

Matoshi ka thënë se ka shumë informacione të parregullsive në akreditim si dhe mosaplikimit të standardeve gjerësisht të pranueshme rreth akreditimeve.

“Në suaza të kompetencave që ka, i ka bërë kërkesë ministrit të Arsimit për shkarkimin e Bordit të Agjencisë së Cilësisë siç po quhet. Për shkak se ka pas shumë informacione të parregullsive në akreditim si dhe mosaplikimit të standardeve gjerësisht të pranueshme rreth akreditimeve që u janë bërë institucioneve të arsimit të lartë”, ka deklaruar Matoshi për Lajmi.net

Dje ministri i Arsimit Shyqyri Bytyqi ka shkarkuar Bordin e Agjencisë së Akreditimit, pas rekomandimit të kryeministrit Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme