“Matura digjitale” ende në fazën e pilotimit

Prishtinë | 23 Qer 2017 | 08:04 | Nga

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) po e sheh si zgjidhjen më të mirë për evitimin e problemeve në testin e maturës, “maturën digjitale”.

Por ky projekt, ndonëse i nisur në vitin 2015, ende ka mbetur në fazën e pilotimit, shkruan sot Koha Ditore.

“Matura digjitale” parasheh vendosjen e serverëve (pajisje digjitale nëpër shkolla) me teknologji informative, si dhe krijimin e qendrave të veçanta të testimit.

Komisioni Shtetëror i Maturës vlerëson se kjo formë e monitorimit të provimit të maturës do të ndikonte pozitivisht në mbarëvajtjen e këtij procesi.

Parregullsitë në testin e maturës tash e disa vjet po e shoqërojnë këtë proces, e kjo u vërtetua edhe ditë më parë në pjesën e parë të testit, i cili sërish u shpërnda online nga vetë maturantët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme