“Mavrova mbushet me turistë nga Kosova dhe Shqipëria”

Prishtinë | 13 Jan 2017 | 09:39 | Nga

Bora është karrem i mjaftueshëm për secilin që dëshiron të kënaqet në përrallat dimërore duke rrëshqitur apo skijuar në vendet turistike në Maqedoni. E tillë është Mavrova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ekipi i Telegraf.mk ishte në vizitë në Mavrovë, për të parë nga afër atmosferën. Edhe pse ishte ditë pune, vëreheshin vetura nga Maqedonia, por ajo çfarë ishte më befasuese, numri i madh i veturave me targa regjistrimi nga Kosova dhe Shqipëria.

Sipas portalit, njoftojnë nga burimet në Mavrovë se sezona e dimrit këtë herë ka filluar më herët, dhe se nga Info qendra në Mavrovë-Anovi, shpresojnë që bora do të qëndrojë më gjatë kohë. Ata thonë se përveç turistëve vendorë, ka edhe skiijator nga vendet fqinjë si Shqipëria, Kosova dhe Greqia dhe një numër i vogël nga vendet evropiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme