Maxhuni: Kemi parandaluar sulme terroriste

Prishtinë | 08 Gus 2016 | 11:06 | Nga

Policia e Kosovës ka arritur që të parandalojë incidente terroriste gjatë ditëve dhe muajve të kaluar, njofton Klan Kosova.

Kështu ka njoftuar drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, derisa ka raportuar para Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Ne kemi arritur të parandalojmë incidente të natyrës serioze, siç janë ato të karakterit terrorist. Polica është duke vazhduar me masa konkrete për t’i parandaluar incidentet e kësaj natyre”, ka thënë Maxhuni.

Ai ka theksuar se viteve të fundit është dëshmuar se Policia e Kosovës ka ndikuar në uljen e rasteve të krimit, ndërsa suksese janë shënuar në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore.

“Në vitet e fundit kemi më pak prezencë të drogave të forta. Një prezencë e narkotikëve që është tek ne është marihuanë kanabis, që vjen si pasojë e kultivimit në fqinjësi”, ka thënë Maxhuni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme