May synon t’i jap fund bllokadës për Brexit

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja britanike, Theresa May i ka mbijetuar një vote mosbesimi në Parlamentin britanik të mërkurën dhe më pas iu ka bërë thirrje ligjvënësve nga gjithë spektri politik që të bashkohen për të thyer bllokadën që veçse ekziston lidhur me marrëveshjen për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Ligjvënësit kanë votuar me 325 vota në të mirë të Mayt dhe 306 kundër Qeverisë së saj, vetëm 24 orë pasi plani i saj për Brexit nuk ka gjetur përkrahje në shtëpi, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.

Pas publikimit të rezultateve për votën e mosbesimit, May ka thënë se beson që Parlamenti e ka për detyrë që të gjejë zgjidhje për procesin e Brexitit.

“Tani deputetët e kanë bërë të qartë se çfarë nuk duan, andaj neve na duhet të punojmë së bashku për të prezantuar atë që kërkon parlamenti”, ka thënë May në një deklaratë para zyrës së saj.

“Për këtë arsye jam duke ftuar të gjithë ligjëvnësit që të bashkohen për të gjetur një rrugë. Tani është koha që të lëmë anash interesat personale”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme