Mbahet debati për rrezikun e korrupsionit në Policinë e Kosovës

Prishtinë | 08 Dhj 2017 | 08:54 | Nga

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe rrjeti rajonal i organizatave të shoqërisë civile POINTPULSE, sot mban konferencën me temë “Rreziku i korrupsionit në Policinë e Kosovës”.

Konferenca do të mbahet në kuadër të projektit rajonal POINTPULSE për fuqizimin e integritetit dhe besueshmërisë në polici në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi kryesor i konferencës është nxitja e diskutimeve në lidhje me fuqizimin e integritetit policor, me theks të veçantë sfidat në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Policinë e Kosovës nga institucionet përkatëse.

Çështjet për të cilat do të diskutohen janë performanca e mekanizmave të kontrollit të brendshëm të Policisë së Kosovës për parandalimin e korrupsionit policor; masat që janë ndërmarrë nga Policia e Kosovës kundër korrupsionit policor; performanca e Prokurorisë së Shtetit me qëllim të luftimit të korrupsionit policor; perceptimi i qytetarëve të Kosovës në lidhje me rrezikun e korrupsionit në Policinë e Kosovës dhe kontributi që mund të jap shoqëria civile dhe mediat në Kosovë për fuqizimin e integritetit policor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme