Në Sallën e Kuqe të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës, është mbajtur mbledhja komemorative me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.
Në këtë mbledhje, përveç zyrtarëve dhe anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, po marrin pjesë edhe prindërit e të ndjerit.
Babai i Astritit të ndjerë, Avni Dehari, gjatë ceremonisë komemorative për nder të djalit të tij Astrit Deharit, ka kërkuar që drejtësia për vdekjen e tij të vihet në vend.
“Fli i qetë se një ditë të gjitha këto do të bëhen realitet”, ka thënë babai i Astritit të ndjerë.
Duke iu drejtuar fotografisë së të birit, ka thënë se madhështia e Astritit ka shpërthyer grilat e burgut, dhe vdekja e tij nuk kaloi ne heshtje.
“Jemi të vetëdijshëm se ata që të bënë të mos jesh më fizikisht në mesin tonë, deshën që të mbajnë vdekjen tënde të heshtur. Madhështia jote shpërtheu grilat e burgut, u përhap nëpër gjithë Kosovën, në gjithë viset shqiptare, në gjithë atdheun tonë të përbashkët, Shqipërinë. Dhe i ka bërë të gjithë njerëzi që të ndjejnë pikëllimin e madh për ty. Jam i bindur Astrit, se drejtësia, liria e plotë dhe vetëvendosje, ëndërr shekullore e popullit tonë ndër shekuj janë të gjalla, janë të forta dhe do të vazhdojnë deri në jetësimin e tyre. Prehu i qetë se një ditë të gjitha këto do të bëhen realitet”, ka thënë në fund Avni Dehari, babai i Astritit tashmë të ndjerë.
Ymeri: Drejtësia të reflektojë për vdekjen e dyshimtë të Astrit Deharit
Ndërsa, kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se është e pamundur të organizohet një aktivitet i Lëvizjes Vetëvendosje, që nuk gjendet kontributi i Astritit.
Sipas tij, Astriti dha kontribut edhe te grupi parlamentar i Vetëvendosjes, duke u bërë mendja dhe penda e ligjeve.
Ai u ndal te arrestimi i tij, duke thënë se ai montuan rastin, duke e quajtur terroristë.
“Ne nuk mund ta zëvendësojmë Astritin por mund të kontribuojmë që kombin ta bëjmë siç e deshi ai. Nuk do të lëmë gurë pa lëvizur për ta sjellë drejtësinë në vend. Regjimi i instaluar në Kosovë ka përgjegjësi të drejtpërdrejt për vdekjen e Astritit dhe për këtë do të përgjigjet, drejtësia do të vendoset”, tha ai.
Kurteshi: Kurrë se kisha menduar vdekjen e Astritit
Për vdekjen e studentit të Mjekësisë dhe aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, ka tronditur Anëtari i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, para të pranishmëve dha momentin e njohjes së familjes Dehari.
“Unë kam përjetuar vrasjen e shumë shokëve që kishin ideal të tyre atdheun dhe lirinë Jusufi, Kadriu, Rexhepi, Nuhiu, Zijahu, Fadili dhe Afrimi, ata kishin vdekur e ishin vrarë nga dora gjakatare e pushtuesit serb. Kurrë nuk e kisha menduar vdekjen e një shoku edhe pse i ri në moshë ai është rritur.
Varrimi i Astrit Deharit do të bëhet sot në orën 14:00, ndërsa paraprakisht do të mbahet edhe një marsh protestues.