Ekonomia Online
FUNDIT

Mbahet seanca fillestare për masakrën në Mejë, pa të akuzuarit

Mbahet seanca fillestare për masakrën në Mejë, pa të akuzuarit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet sot seanca fillestare për rastin e masakrës në Mejë dhe në fshatrat e tjerë në rajonin e Gjakovës, raporton Ekonomia Online . Gjykimi mbahet pa të akuzuarit, pasi ata nuk janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore të Kosovës. Kjo masakër ndodhi në prill të vitit 1999, kur u […]

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet sot seanca fillestare për rastin e masakrës në Mejë dhe në fshatrat e tjerë në rajonin e Gjakovës, raporton Ekonomia Online .

Gjykimi mbahet pa të akuzuarit, pasi ata nuk janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore të Kosovës.

Kjo masakër ndodhi në prill të vitit 1999, kur u vranë 370 shqiptarë të Kosovës, trupat e të cilëve u gjetën më pas në tetë varreza masive në Batajnicë të Serbisë.

Aktakuza, e ngritur në dhjetor të vitit 2023 dhe u plotësua në prill të vitit 2024, përfshin 53 persona, ndër të cilët i dyshuari kryesor është Momir Stojanoviq, ish-shef i Departamentit për Siguri në Komandën e Korpusit të Prishtinës, i cili ka qenë edhe drejtor i Agjencisë Ushtarake dhe të Sigurimit të Serbisë.

Në mesin e të akuzuarve janë edhe Franko Simatoviq “Frenki”, komandant i Njësisë për Operacione Speciale (JSO), e formuar nga Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Serbisë në fillim të viteve ’90; Sreten Çamoviq, ish-shef i Sigurisë; Verolub Zhivkoviq, ish-shef i Shtabit të Korpusit të Prishtinës; Illija Todorov, ish-komandant i Brigadës së 63-të Parashutiste, dhe Dragan Zhivanoviq, ish-komandant i Brigadës së 52-të Raketore të Artilerisë.

Të ngjashme