Armanda Xhaka është një nga gjashtë mijë nxënësit që sot iu kanë nënshtruar afatit të dytë të Testiti të Maturës.
Xhaka, nxënëse në Shkollën e Mesme Teknike “28 Nëntori”, ka thënë ajo për Ekonomia Online, duke shtuar se është e kënaqur me mbarëvajtjen e testit.
“Testi ka shkuar shumë mirë, nuk ka pas probleme, por ka qenë pak i vështirë”, ka thënë Armanda Xhaka
Ajet Brajshori, drejtor i shkollës “28 Nëntori”, ka treguar se për mbajtjen e testit janë përgatitur me kohë. Sipas tij, në këtë shkollë janë duke iu nënshtruar testit gjithsej 135 nxënës të ndarë në nëntë paralele.
“Gjatë javës kemi punuar në përpunimin e listave në bashkëpunim me gjithë stafin e shkollës dhe në raport me komunën. Qysh dje i gjithë objekti ka qenë i gatshëm për mbajtjen e pjesës së dytë të testit”, ka thënë Brajshori, për EO.
“Janë përgatitur listat dhe janë vendosur nëpër klasë. Janë përgatitur kodet gjithashtu janë vendosur nëpër klasë edhe të gjitha përgatitjet teknike që neve na kanë takuar si shkollë i kemi bërë”, tha Brajshori.
“Në shkollën tonë janë dy qendra gjithsej me nëntë paralele. Kurse nxënës janë gjithsej 135 nxënës që i janë nënshtruar pjesës së dytë të testit të maturës”.
Pjesa e dytë e Testit të Maturës do të mbahet me 30 gusht, ndërsa rezultatet pritet të publikohen më 7 shtator.