Mbappe do të nënshkruajë me Realin në javën e ardhshme

Prishtinë | 12 Mar 2022 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Kylian Mbappe sipas të gjitha gjasave do të jetë pjesë e Real Madridit nga sezoni i ardhshëm.

Ylli francez do t’i bashkohet madrilienëve si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germainin skadon më 30 qershor të këtij viti.

“Marca” ka raportuar se marrëveshja për kalimin e Mbappes në “Santiago Bernabeu” do të bëhet zyrtare në javën e ardhshme, transmeton Gazeta Express.

Sipas mediumit spanjoll, 23-vjeçari pritet të nënshkruajë me “Los Blancos” para të premtes.

Ish-sulmuesi i Monacos te Real Madridi do të fitojë 25 milionë euro në sezon.

Kylian Mbappe gjithashtu do të marrë një bonus nënshkrimi mes 60 dhe 80 milionë eurove. 

Të ngjashme