Mbappe shpallet top-golashënuesi i Botërorit 2026

Prishtinë | 20 Kor 2026 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i kombëtares së Francës, Kylian Mbappe, është shpallur golashënuesi më i mirë i Botërorit me 10 gola.

Ai e la prapa superyllin e Argjentinës, Lionel Messin me tetë gola.

Messi nuk arriti të realizojë gol në finale të Kupës së Botës kundër Spanjës.

Spanjollët fituan me rezultat 1-0, ndërsa Mbappe i shënoi dy gola për Francën në ndeshjen për vend të tretë ndaj Anglisë.

Anglezët fituan 6-4, por Mbappe tani është golashënuesi më i mirë i këtij Botërori dhe po ashtu golashënuesi më i mirë në histori të Kampionateve Botërore me 22 gola në 22 ndeshje.

I dyti është Messi me 21 gola në 33 ndeshje në Kampionate Botërore./GazetaExpress/

Të ngjashme