Mbetet në fuqi akuza për Bashotën, ish-kryetarin e Klinës

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 14:40 | Nga

Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi aktakuzën ndaj ish-kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, raporton KTV.

Ai dhe tre persona tjerë akuzohen për keqpërdorim detyre zyrtare. Ish-kryetari i komunës nga PDK-ja, gjithashtu akuzohet për mosraportim ose raportim të rremë i pasurisë.

Të akuzuarit tjerë janë Esat Raci, Enver Berisha e Fadil Gashi. Sipas Prokurorisë, gjatë procesit të ndarjes së banesave sociale, PDK, LDK, AAK dhe LDD kanë bërë marrëveshje politike për shpërndarjen e banesave, duke anashkaluar aplikantë me gjendje më të rëndë e duke ua ndarë ato njerëzve të afërt me ta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme