Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shqiptuar 1 mijë e 353 gjoba trafiku.
Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, janë shqiptuar dy gjoba për shkelje të masave anti COVID-19, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjithsej 25 aksidente trafiku dhe asnjë me fatalitet.
Përgjatë kësaj kohe janë arrestuar 18 persona dhe 11 janë në mbajtje, ndërsa nuk ka asnjë rast të ndalimit policor dhe as në vuajtje të dënimit.