Policia e Shtetit në Shqipëri ka prezantuar masat e marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror.
Zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, njëherësh edhe drejtoreshë e Kufirit dhe Migracionit të Shqipërisë ka bërë të ditur planin e masave që ka marrë policia në kuadër të sezonit turistik, shkruan sot Koha Ditore.
Janë rreth 1.078 punonjës policie që janë të angazhuar në sezonin turistik dhe që janë të ndarë në të gjithë territorin për të siguruar qetësinë dhe rendin në zonat turistike.
Zv.drejtoresha e Policisë së Shtetit ka theksuar se qëllimi i masave të marra është garantimi i rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, në plazhe, rritja e parametrave të sigurisë rrugore dhe menaxhimi i hyrje-daljeve në kufi për këtë sezon turistik veror. Numri dy i Policisë së Shtetit ka thënë se Policia Kufitare Shqiptare ka marrë masa për të përballuar fluksin e shqiptarëve që vijnë në Shqipëri nga Kosova, por edhe ata që vijnë nga Greqia