UBT është institucioni i vetëm i arsimit të lartë në Kosovë ku për objektiv kryesor ka përgatitjen e të rinjve për tregun e punës dhe kjo më së miri vërtetohet nga bizneset vendore e ndërkombëtare, ku pjesë e tyre janë shumë studentë të UBT-së.
Së fundmi, mbi 10 studentë të Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, falë programit të praktikës, kanë filluar intershipin në Bankën “ProCredit”, me seli në Prishtinë, të cilët po japin kontributin e tyre në sektorë të ndryshëm.
Gjatë studimeve në UBT, këta studentë janë shtyrë drejt ngritjes akademike dhe zhvillimit profesional në karrierë, gjë që ka mundësuar edhe angazhimin e tyre në këtë bankë.
Me këtë rast, studentët vlerësuan se me mbajtjen e praktikës, atyre u jepet mundësia për të konsoliduar njohuritë e tyre teorike me përvojën praktike, teksa qëllimi i programit të praktikës është përfitimi i përvojës së punës.
Para angazhimit në “ProCredit Bank”, ata janë përgatitur profesionalisht nga Qendra e Karrierës në UBT, të cilët janë trajnuar dhe morën njohuri për mënyrën e përgatitjes për intervistat e punës, si hap i mëtejmë drejt punësimit.
UBT është qendra më e madhe e arsimit të lartë në rajon, i cili ofron programe të shumta profesionale, institucion në të cilin studentëve u ofrohet infrastrukturë dhe laboratorët më bashkëkohorë në Prishtinë, Lipjan, Ferizaj dhe Prizren.