Ajo mbush plot 117 vjeç, dhe mbi 100 pasardhës të saj që përfshin pesë breza do të bëhen bashkë për festën e ditëlindjes.
Zhu Zhengshi feston ditën e lindjes në qytetin e saj të lindjes Chengdu në provincën e Sichuan. Mbi 100 pasardhës të saj do të organizojnë një banket tradicionale, dhe çdo tavolinë do të ketë nëntë enë, që për kinezët tregon jetëgjatësi.
Ajo ka lindur më 21 shtator 1900, apo 2 gusht sipas kalendarit hënor kinez. Zhu jeton me djalin e saj të dytë, Zhu Vveichneg, 84 vjeç, në një fermë. Ai rrëfen se e ëma vazhdon të pastrojë oborrin, të pres barrin dhe të ushqejë derrat çdo ditë. Vitin e kaluar ajo kishte rënë dhe theu këmbën. Për pasojë, normalisht nuk do të mund të bënte këto punë. Por ajo ndërkohë eci përgjatë kopshtit për të bërë ushtrime çdo mëngjes.
Zhu Zhengshi ka lindur pesë fëmijë. “Mami ka një dietë të thjeshtë. Në mëngjes ajo ha pure me patate të ëmbla. Pëer dreke dhe darkë ajo ha peshk, ose mish deri dhe perime të zjera. Pas drekës merr dhe një sy gjumë. Ka një temperament të mirë dhe nuk e shqetëson veten për gjëra të parëndësishme. Ndoshta ky mund të jetë sekreti i jetëgjatësisë së saj.
Sipas të dhënave të zyrës civile të fshatit të saj, Chengdu, në këtë vend jetojnë më shumë se 1 mijë njerëz që janë mbi 100 vjeç.