Ky tipar negativ është sekreti i jetëgjatësisë!

Prishtinë | 24 Dhj 2022 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Shkencëtarët pohojnë se për jetëgjatësi është kyç një tipar të cilin zakonisht e perceptojmë si negativ.

Kokëfortësia është një tipar, i cili do të na mundësojë një qëndrim pozitiv, këmbëngulësi, sukses dhe vendosmëri për të jetuar në një mënyrë që do të jetë më e mirë për shëndetin tonë mendor dhe fizik.

Hulumtimi interesant i universiteteve në Romë dhe San Diego thotë se optimizmi, etika e punës, kokëfortësia, lidhjet e forta me familjen, fenë dhe vendin janë parakushte të mira për një jetë të gjatë dhe shëndet mendor.

Rezultoi që anëtarët më të moshuar nga nëntë fshatra në Italinë Jugore ishin psikologjikisht në gjendje shumë më të mirë se anëtarët e rinj të familjes.

Autorja e hulumtimit, Anna Scelzo, deklaroi se këta njerëz vazhdojnë ta punojnë tokën dhe kanë qëllime në jetë. Ata nuk dorëzohen lehtë, janë kokëfortë dhe kanë kontroll të jashtëzakonshëm mbi jetën e tyre. Në jetë ata nuk shqetësohen nga mendimet e të tjerëve dhe u përshtaten ndryshimeve të jetës më mirë se të tjerët.

Si duket, falë këtij tipari, ata e zbuluan sekretin e jetëgjatësisë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme