Mbi 11 mijë viktima dhe afro 102 mijë të prekur nga Coronavirusi në Itali

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Teksa Italia regjistron një bilanc tragjik me 11,591 viktima dhe 101,739 të prekur nga pandemia Covid-19, sot flamujt e vendit fqinj, në të gjitha zyrat publike do të ulen në gjysmë shtizë, si dhe do të mbahet një minutë heshtje.

Ulja e tyre vjen si një shenjë zie dhe afërsie pranë familjarëve të viktimave nga koronavirusi dhe si shenjë e pjesëmarrjes kolektive në ngushëllimet e komuniteteve më të prekura.

Përmes një deklarate, Vatikani tha se gjithashtu do të bashkohet në këtë nderim.

“Sot, në solidaritet me Italinë, Selia e Shenjtë do të ulë flamujt në gjysmë shtize dhe do mbajë zi për viktimat e pandemisë në Itali dhe në botë, për familjet e tyre dhe ata që luftojnë pë t’i dhënë fund kësaj.”

Të ngjashme