Mbi 11 milionë të infektuar dhe mbi 6.5 milionë të shëruar nga Coronavirusi në botë

Prishtinë | 06 Kor 2020 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Koronavirusi po vazhdon ende të prek shumë njerëz në mbarë botën.

Sipas WorldMeters në botë zyrtarisht 11,564,185 njerëz janë të infektuar me Covid-19, 536,893 viktima si dhe janë shëruar 6,538,868 pacientë, njofton Klan Kosova

Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë me numrin e të infektuarve kur numri i përgjithshëm është 2,982,928 teksa kanë vdekur 132,569 persona si dhe janë shëruar 1,289,564 pacientë.

Brazili radhitet në vendin e dytë me 1,604,585 të infektuar, 64,900 të vdekur dhe janë shëruar 978,615 persona.

Në vendin e tretë është India me 698,233 të prekur, kanë vdekur 19,703 njerëz si dhe janë shëruar 424,928.

Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Evropa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme