Mbi 152 mijë pacientë morën shërbime në Radiologji vitin e kaluar – Lista e pritjes, vetëm për rezonanca magnetike

Prishtinë | 19 Mar 2023 | 08:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Afër 152 mijë pacientë kanë marrë shërbime në Klinikën e Radiologjisë për gjatë vitit 2022. Shërbimet që ofrohen aty janë të ndryshme, duke filluar nga rengeni, ultrazëri, koloroskopia, rezonanca magnetike e shumë të tjera, raporton Ekonomia Online.

Në shërbimet tjera që ofron kjo Klinikë, nuk ka listë të pritjes, përveç asaj të rezonancës magnetike. 

Drejtoresha e kësaj Klinike, Shkëndije Nuza, ka thënë për Ekonomia Online, se lista e pritjes për rezonanca magnetike është nga qershori i vitit të kaluar, dhe se ky numër është duke u zbritur.

“Në Klinikën e Radiologjisë numri i ekzaminimeve në përgjithësi është 151 mijë e 536 pacient, nga to gjithsej i kemi 86 mijë e 950 janë me radiografi rengen ekzaminime, CT janë 23 mijë e 751 pacient, rezonancë magnetike janë afërsisht 10 mijë pacientë, është mamografia që është diku 2 mijë e 763 pacientë, ultrazë 24 mijë e 612 pacient, CT angiografi janë 2 mijë e 500 pacientë ndërsa biopsia 1 mijë e 288 pacientë”, ka thënë ajo.

Nuza ka përmendur edhe sfidat me të cilën përballen profesionistët shëndetësor aty.

“Klinikën e Radiologjisë sfidat më të mëdha janë kërkesat e mëdha dhe listat e pritjes me rezonancë magnetike, ndërsa te ekzaminimet CT nuk kemi listë të pritjes, nuk quhet listë e pritjes nëse është brenda jave termini. Ekzaminimet me ultrazë janë po ashtu brenda dy jave, mamografia është një javë dhe vetëm rezonanca magnetike terminët janë vetëm fiktive që ta mbajmë kontuinitetin e ecurisë ardhjes së pacienteve për termine për arsye se ne për momentin në muajin mars edhe fillim muajit prill janë duke u thirrur pacientët e muajit qershor. Do të thotë jemi dy muaj përpara me listën e pritjes me pacientë”, ka thënë Nuza.

Nuza ka përmendur edhe funksionalizimin e aparaturës në Klinikën e Onkologjisë, për të cilat thotë se ka qenë me defekt.

“Këtë vit fatmirësisht e kemi aktivizuar edhe rezonancën që ka qenë në defekt në Klinikën  e Onkologjisë, për këtë arsye edhe është rrit numri i ekzaminimeve me rezonancë magnetike, sfidë do të jetë aktivizimi dhe funksionalizimi komplet i Radiologjisë Intervente Endovaskulare si dhe radiologjia pediatrike, do të thotë diagnostika në spitalin pediatrik. Për momentin me rezonancën magnetike jemi duke ecur me muajin prill, do të thotë fundi i marsit dhe fillim prilli janë pacientët e muajit qershor që janë caktuar për vitin 2023. Do të thotë brenda prillit do të kryhet edhe qershori komplet”, u shpreh ajo.

Ndërsa sa i përket largimit të mjekëve, kjo klinikë nuk është prekur fare. Sipas drejtoreshës, nga Radiologjia nuk është larguar asnjë profesionist shëndetësor, përveç njërit që është pensionuar.

“Për momentin Klinika e Radiologjisë funksionale i ka të gjitha aparaturat, së shpejti funksionalizohet edhe rezonanca magnetike e pediatrisë, do të thotë do të jemi me 3 rezonanca funksionale pranë QKUK-së. Një është në lokacion në Neurologji, është në Onkologji dhe rezonanca në spitalin e fëmijëve. Fatmirësisht Klinika e Radiologjisë nuk ka, përveç që është pensionuar një mjek, jashtë vendit specialistë e nivelit specialistik nuk janë larguar. Prej specializantëve ndoshta janë dy që kanë shkuar për momentin por që ende nuk dihet a do të vazhdojnë tutje ose jo. Përndryshe në Klinikën tonë nuk përballemi me ikje të stafit të mjekësorë. Këto vitet në përgjegjësi jashtë vendit nuk kanë ikur”, u shpreh Nuza.

Të ngjashme