Mbi 16% e gjimnazistëve në Prishtinë e përfunduan shkollën me dysha

Prishtinë | 30 Nën 2016 | 11:02 | Nga

Gjimnazistët e Prishtinës si duket nuk po mësojnë për nota, pasi nuk po mund ta kapërcejnë treshin.

Sikurse çdo vit, edhe për vitin 2015/16, suksesi mestar që dominoi në nivelin e arsimit të mesëm të lartë në shkollat X-XII, ishte mirë (3). Nga numri total i nxënësve, 16.61 për qind e kanë përfunduar vitin me suksese mjaftueshëm (2).

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, në çdo fundvit shkollor bënë një vlerësim dhe analizë të përgjithshme, për ecurinë dhe performancën e procesit edukativo-arsimor dhe analizon suksesin e nxënësve për rezultatet e arritura, për të tri nivelet e arsimit parauniversitar, duke krahasuar rezultatet e suksesit me rezultatet e periudhës së njëjtë të vitit paraprak.

Lajmi.net e posedon këtë raport të Komunës, i cili ende nuk është publikuar, ndërkohë që do t’u dërgohet asamblistëve komunal nga ana e menaxhmentit të Komunës si informatë. Raporti mbanë titullin “Suksesi dhe Rezultati i nxënësve i arritur në tri nivelet e arsimit parauniversitarë gjatë vitit shkollor 2015/16”.

Sipas këtjë raporti, në nivelin e arsimit të mesëm të lartë gjithsej janë 13 shkolla në tërë Prishtinën, ku mësimin e kanë vijuar 10175 nxënës, të shpërndarë në 342 paralele, mesatarisht 29.75 nxënës për paralele.

Kalueshmëria e nxënësve në këtë nivel të arsimit është: 98.97 nxënës me sukses pozitiv apo 97.26 përqind, ndërsa 175 nxënës me sukses të pamjaftueshëm apo 1.72 për qind, dhe 103 të panotuar, apo 1.01 për qind, prej tyre: Me sukses të shkëlqyeshëm janë 2 737 nxënës ose 26.90 për qind, me sukses shumë të mirë 2 625 nxënës ose 25.80 për qind, me sukses të mirë 2 845 nxënës ose 27.96 për qind, me sukses të mjaftueshëm 1 690 nxënës ose 16.61 për qind, me sukses të pamjaftueshëm 175, nxënës ose 1.72 për qind, të panotuar 103 nxënës ose 1.01 për qind, shkruan lajmi.net.

“Nota mesatare e nxënësve të këtij niveli të arsimit është 3.58, që krahasuar me notën mesatare e vitit të kaluar ka shënuar një ngritje të lehtë për 0.04 për qind, dhe ky rezultat për Komunën është i kënaqshëm.

“Në bazë të analizës dhe vlerësimit të përgjithshëm të suksesit në këtë nivel të arsimit, konsiderohet një rezultat i kënaqshëm, por kërkohet edhe një angazhim më i madh nga drejtuesit dhe mësimdhënësit e shkollës në mënyrë që të shënohet progres edhe më i theksuar në ngritjen e rezultateve”, thuhet në raport.

Ndërkaq, lënda e fizikës dhe matematikës mbesin me problematiket edhe për gjimnazistët e Prishtinës. Mesatarja në lëndën e fizikës duke marrë për bazë të gjitha shkollat ka qenë 2.68, në matematikë 2.82. Mesatarja më e mirë është në lëndën e kulturë fizike dhe sportive, 4.45, pastaj edukata muzikore dhe astronomia.

Gjimnazi më notën mesatare më të keqe është “28 Nëntori”, me mesatare 2. 99, pas tije është “Gjin Gazulli”, më notë mesare fiks 3. Me mesatarë më të mirë është shkolla e mesme “Dr Ali Sokoli”, me notë mesataren 4.22, pastaj gjimnazi “Sami Frashri”, 4 197, dhe pas tij “Xhevdet Doda” me 4.187.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme