Mbi 1,800 familje në Keni kanë mbetur pa shtëpi, pas vërshimeve të mëdha

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Si pasojë e vërshimeve që shkaktuan edhe rrëshqitje të dheut, mbi 1,800 familje në Keni kanë mbetur pa shtëpi.

Lumi Nzoia ka dalë prej shtatit, pas shirave të vazhdueshëm që nuk ndaluan për disa ditë me radhë, duke i detyruar banorët e fshatit Buyuku në Badalangi, të ikin me barka nga shtëpitë e përmbytura nga uji.

“Vërshimet na kanë përfshirë, tash e tri ditë. Më duket se qeveria nuk është në dijeni, andaj kërkojmë që të na ndihmojë. Janë vetëm dy barka me të cilat po ndihmohemi, na duhen disa ekipe që të shpëtojmë nga kjo situatë”, ka thënë një banor.

Por, autoritetet e sigurisë janë në dijeni të situatës, pasi kanë thënë se 116 persona kanë vdekur, si pasojë e vërshimeve në 26 shtete.

Të ngjashme