E premjtja e 27 shtatorit, rezultoi të jetë tejet e suksesshme për Policinë dhe Prokurorinë e Pejës.
Në zonë malore midis dy fshatrave të Klinës u gjet një sasi e konsiderueshme e drogës, e llojit “Kanabis Sativa”.
Pesha e saj llogaritet të jetë mbi 2 tonë, sipas organit të akuzës.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, derisa janë identifikuar edhe persona të tjerë ku autoritetet po punojnë intensivisht për t’i kapur ata.
Prokuroria i ka siguruar fotografitë dhe emrat e të dyshuarve.