Mbi 20 për qind të taksave grumbullohen për tre muaj

Prishtinë | 15 Maj 2017 | 08:12 | Nga

Komuna e Prishtinës, gjatë tremujorit të parë të këtij viti, ka realizuar deri në 24.5 për qind të objektivave vjetore të të hyrave nga taksat e parapara të inkasohen nga qeveria lokale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kështu, gjatë muajit ka realizuar vetëm 5.63 për qind të këtyre objektivave vjetore, gjatë muajit shkurt afro 12 për qind, për të arritur deri në 24.5 për qind në fund të muajit mars, si total.

Por, ajo që bie në sy në pasqyrat mujore të këtyre të hyrave, është fakti se gjatë muajit mars qeveria komunale ka inkasuar 63 mijë euro nga shpronësimet e tokave, përderisa në dy muajt e parë të vitit nuk ka pasur asnjë cent të mbledhur nga ky sektor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme