Ekonomia Online
FUNDIT

Mbi 200 mijë njerëz mblidhen për ta kujtuar Charlie Kirk, Trump do të mbajë fjalim

Mbi 200 mijë njerëz mblidhen për ta kujtuar Charlie Kirk, Trump do të mbajë fjalim

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur për të përkujtuar aktivistin e ndjerë konservator, Charlie Kirk. Përkujtimi publik për Charlie Kirk po zhvillohet në stadiumin “State Farm”, pranë Phoenix, Arizona, në Shtetet e Bashkuara. Aktivisti konservator u qëllua për vdekje gjatë një aktiviteti fushate në një universitet në Utah, teksa ishte duke biseduar me anëtarët e turmës. […]

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur për të përkujtuar aktivistin e ndjerë konservator, Charlie Kirk.

Përkujtimi publik për Charlie Kirk po zhvillohet në stadiumin “State Farm”, pranë Phoenix, Arizona, në Shtetet e Bashkuara. Aktivisti konservator u qëllua për vdekje gjatë një aktiviteti fushate në një universitet në Utah, teksa ishte duke biseduar me anëtarët e turmës.

Para të pranishmëve do të mbajë fjalim Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili i njeh Kirk meritën për rolin kyç që ka luajtur në fitoren e tij zgjedhore të vitit 2024.
Në ceremoni do të flasin edhe anëtarë të tjerë të shquar të lëvizjes së tij “Make America Great Again”, përfshirë zëvendëspresidentin JD Vance, sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth dhe sekretarin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Robert F. Kennedy Jr, raporton Euronews.

Trump u tha gazetarëve, pasi kishte dalë nga Shtëpia e Bardhë për të udhëtuar drejt Arizonës, se “do të jetë një ditë e vështirë”.

Donald Trump Jr., Tucker Carlson, si dhe ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller dhe Sergio Gor, gjithashtu do të mbajnë fjalime para turmës.

Të ngjashme