Mbi 200 mijë raste me Coronavirus në Afrikën e Jugut

1210654972
Prishtinë | 07 Kor 2020 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Rastet e koronavirusit në Afrikën e Jugut kanë kaluar shifrën e 200 mijëve.

Ministri i Shëndetësisë Zweli Mkhize tha se katër provinca ishin në rrezik të një rritje – duke shtuar se një bllokim për ato krahina ishte i mundur.

Provincat e prekura janë Gauteng, Kepi Perëndimor, Kepi Lindor dhe KwaZulu-Natal.

Ministria e shëndetësisë, megjithatë, thotë se një rritje më e madhe mund të kishte përjetuar nëse vendi nuk do të ishte futur në bllokim, raporton BBC.

Afrika e Jugut është në proces të lehtësojë kufizimet e saj në fazat më të fundit që është rihapja e shkollave për më shumë studentë këtë javë.

Të ngjashme