Mbi 4 mijë të infektuar në një ditë në Tokio, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë

Prishtinë | 31 Kor 2021 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Rastet e koronavirusit në Tokio kanë tejkaluar mbi 4 mijë në 24 orët e fundit, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.

Sipas raporteve të mediave ndërkombëtare, në një ditë janë regjistruar  4,058 infeksione të reja, një rritje e mprehtë në krahasim me rekordin e mëparshëm prej 3,865 të regjistruar të enjten.

Javën e kaluar, një mesatare rekord prej 2,920 infeksionesh në ditë u regjistrua në kryeqytetin japonez, një rritje prej 117% në krahasim me javën e kaluar.

Shifrat e të infektuarve janë rritur për disa javë, dhe autoritetet kanë njoftuar se gjendja e jashtëzakonshme në Tokio do të zgjatet, ndërkohë që po zhvillohen Lojërat Olimpike.

Rastet e reja të Covid vazhdojnë të identifikohen në Lojërat Olimpike,  por dhe në të gjithë Japoninë.

Të ngjashme