Mbi 40 aktakuza për vepra të ndryshme penale brenda 24 orëve

Prishtinë | 05 Maj 2022 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelorejanë ngritur dyzetekatër (44) aktakuza kundër pesëdhjeteshtatë (57) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu,
me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit për gjashtë (6) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëzet e gjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetë e dy (32) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person, dhe ka ngritur pesë (5)
aktakuza, kundër gjashtë (6) personave.

Të ngjashme