Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Cyclospora në ShBA

Prishtinë | 22 Kor 2026 | 08:37 | Nga Ekonomia Online

Mbi 4.100 persona janë infektuar nga paraziti Cyclospora në 41 shtete të ShBA-së, ndërsa 308 prej tyre kanë përfunduar në spital, pa viktima të raportuara deri më tani, njoftoi Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Autoritetet dyshojnë se shpërthimi lidhet me marulen e importuar nga Meksika, ndërsa kompania Taylor Farms ka tërhequr nga tregu një pjesë të produkteve të saj. Megjithatë, autoritetet shëndetësore meksikane mohojnë se burimi i infeksionit është në Meksikë.

Cyclospora shkakton kryesisht diarre të zgjatur dhe transmetohet përmes ushqimit ose ujit të kontaminuar./Klankosova.tv

Të ngjashme