Mbi 5 milionë euro investime në Gjinekologji, Kurti: Ngjasojnë me ato të perëndimit

Prishtinë | 18 Qer 2024 | 11:38 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

5. 5 milionë euro janë investuar në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Prej tyre, mbi 3 milionë euro janë investuar për fertizilim të asistuar dhe 2 milionë për mjekësinë fetale, raporton Ekonomia Online.

Në përurimin e kësaj klinike, i pranishëm ishte kryeministri Albin Kurti e ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Nga aty, Kurti tha se investimet që janë bërë në këtë klinikë ngjasojnë me ato të perëndimit.

“Një investim të jashtëzakonshëm që ka transformuar rrënjësisht këtë klinikë. Bëhet fjalë për 5.5 milionë euro përafërsisht që janë investuar këtu, me c’rast mbi 3 milionë euro janë për fertelizimin e asistuar mjekësor, ndërkaq rreth 2.4 milion euro janë për mjekësinë fetale dhe për aminiciontezen. Dikur kanë qenë shtatë apo tetë gra në një dhomë, ndërkohë që tualeti ka qenë në një skaje të korridorit e përbashkët, tash në secilën dhomë janë vetëm dy krevate dhe në secilën dhomë ka nyje sanitare dhe banjo. Pastërtia është maksimale, cilësia e ajrit është e lartë, ndriçimi është i këndshëm dhe përkushtimi i mjekeve e i infermiereve është maksimal”, tha Kurti, teksa kujtoi edhe kohën kur bashkëshortja e tij kishte lindur në këtë spital.

“Përafërsisht dhjetë vjetëve unë e kam pasur gruan time që pat lidnur vajzën tonë, mirëpo sot kur hyn këtu në spital dhe në kliniken gjinekologjike nuk mund të dallosh që je në Prishtinë nëse e krahasojmë me kohen para një dekade në vendin e njëjtë. Tash gjysma e këtyre investimeve prej mbi 3 milionë euro tek fertelizimi janë për infrastrukturë e gjysma për pajisje dhe në të njëjtën kohë jemi me fat që nenat lehona dhe foshnjat e fëmijët në përgjithësi kanë klinikë më të mirë gjinekologjike si asnjëherë më parë pikërisht kur po marrin shtesat për fëmijë e lehona. Mbi 55 mijë lehona marrin mbështetje financiare dhe mbi 400 mijë fëmijë në Republikën e Kosovës për herë të parë me qeverinë aktuale që paraqet edhe një dëshmi të kompletuar se nëna dhe fëmija, shëndeti i saj dhe dfemijes janë ën fokus të qeverisë sonë”, tha Kurti.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se në këto reparte janë instaluar edhe njësit tjera të cilat do të ndihmojnë në sistemimin informativ shëndetësor, ndërkaq tha se do t’i ndihmojnë edhe stafit shëndetësor.

“I lumtur qe sot po fillojnë katër repartet më të rëndësishme të rinovuar në Klinikën e Gjinekologjisë. Vetëm të shtoj se në këto reparte janë instaluar edhe njësit e reja të cilat do të ndihmojnë në sistemimin informativ shëndetësor, do të ketë digjitalizim të radhëve, do të këtë procese të digjitalizuara. Dhe gjithë kjo përveç kushteve të jashtëzakonshme që tani e tutje do t’i kenë gratë në këtë klinikë edhe punëtorët do ta kenë shumë më lehtë që të bëjnë punën e tyre dhe natyrisht sot edhe falënderohem nga ta, jo vetëm për shkak të kushteve por edhe për shkak të rrjedhjes së pacienteve dhe mënyrës më të dinjitetshme të trajtimit të grave në klinikë”, tha Vitia.

Të ngjashme