Mbi 500 raste të reja me Coronavirus në Japoni

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 08:13 | Nga Ekonomia Online

Japonia ka publikuar statistikat e 24 orëve të fundit të infeksioneve të reja dhe vdekjeve nga coronavirusi.

Ministria e shëndetësisë e Japonisë raportoi 503 raste të reja të koronavirusit dhe 12 vdekje të enjten, raporton CNN, transmeton lajminet.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve të regjistruara në të gjithë vendin tani qëndron në 9,879, nga të cilat 712 ishin të lidhura me anijen e lundrimit Princesha Diamond.

Gjithsej kanë vdekur 161 persona.

Të ngjashme