Qendra e Votimit në shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë është hapur me kohë, në orën 07:00, raporton Ekonomia Online.
Jehona Oruçi drejtoresh, në këtë shkollë, tha se numri i votuesve është 7 323 dhe se kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme edhe sa u përket masave anti-Covid.
“Të gjitha përgatitjet janë sipas planifikimeve dhe është duke u respektuar masat distanca. 7 323 i kemi në qendrën tonë”.
“Deri më tani masat janë duke u respektuar dhe mendojmë që do të shkojë gjatë ditës kemi ekipe shtesë që po kujdesen për respektimin e masave”.