Mbi 800 të shpallur në kërkim tentuan të kalojnë në Kosovë

Prishtinë | 18 Nën 2018 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Viti 2018, në krahasim  me vitin e kaluar, sipas Policisë Kufitare të  Kosovës, rezulton me një numër të lartë ndalimesh të shtetasve të Shqipërisë, për vepra të ndryshme penale  të shënuar në kufirin Morin-Vërmicë.

E lartë mbetet edhe shifra e te ndaluarve me urdhër arrestesh, për vepra të ndryshme penale me urdhëra ndalimi vendor, apo ndërkombëtar.

Gjatë këtij viti janë bërë  816 ndalime nga këto 7 ndërkombëtare. Komandanti i pikës kufitarë të Vërmicës, Qamil Kroni, thotë se këtë vit është shënuar  edhe një rritje e tentativave të shtetasve të Shqipërisë  për kalimin e sasive të lëndëve narkotike, kalimeve ilegale dhe të kontrabandës me emigrantë përmes kufirit të gjelbërt.

Kemi patur rritje të numrit të veprave penale në krahasim me vitin e kaluar. Kemi patur rritje të rasteve diku tek 10%. Ka pasur rënie të trafikut të armëve dhe municioneve.

“Vetëm dy  javët e fundit  në pikat  e kalimit kufitare të kufirit Kosovë- Shqipëri, policia e Kosovës ka ndaluar 11 shtetas  të  Shqipërisë  të cilët  kanë tentuar  të kalojë kufirin ilegalisht. Në pikën Kufitarë në Vërmic per këtë rezultojnë të kenë kaluar mbi 200 mijë persona.”, ka thënë Qamil Kroni, Komandat i Pikës Kufitare Vërmicë

Të ngjashme