Mbi 8,000 refugjatë ukrainas kanë fituar viza britanike

Prishtinë | 19 Mar 2022 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Zyra e Brendshme britanike ka bërë të ditur të shtunën se 8,600 viza janë dhënë sipas skemës familjare, për ukrainasit që kanë ikur nga lufta, deri në orën 17:00 të së premtes.

Të paktën tre milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga shpërthimi i luftës me Rusinë më 24 shkurt, ku shumica kanë hyrë në Poloni, Hungari dhe Rumani, raporton Sky News.

Ata që shpresojnë të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar mund të aplikojnë për vizë sipas Skemës Familjare të Ukrainës – nëse kanë të afërm që tashmë jetojnë në vend.

Një skemë e dytë është shpallur nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, duke i lejuar njerëzit të sponsorizojnë familjet ukrainase për të udhëtuar në Britani dhe për të jetuar në shtëpitë e tyre.

Të ngjashme