Mbi 85 mijë qytetarëve të Maqedonisë mund t’u bllokohen llogaritë

Prishtinë | 07 Sht 2016 | 13:10 | Nga

Gjithsej 85790 qytetarë të Maqqedonisë janë nën kërcënimin e bllokimit të llogarive bankare, pasi që gjenden në listën e Drejtorisë së të ardhurave publike për taksën radiodifuzive.

DAP-i bën të ditur se këta qytetarë kanë afat deri më 13 shtator që t’i marrin vendimet për pagesë të detyrueshme të taksës radiodifuzive në zyrat e DAP-it në vendbanimin përkatës. Ata që e kanë kryer pagesën, me fletëpagesë mund të hiqen nga kjo listë.

Në lidhje me bllokimet e xhirollogarive dhe detyrimet e pagesës së kësaj takse, në vitin e kaluar reagoi Avokati i Popullit, në bazë të ankesave të qytetarëve, sipas të cilëve janë detyruar të paguajnë taksën persona që mbi 2 dekada jetojnë jashtë vendit, kurse në disa raste ankesat kanë qenë për pagesë të dyfishtë në një familje.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme