Pagesa e pensioneve për persona të vdekur, përfituesit e dyfishtë të skemave pensionale, si dhe përfitimet e pensioneve nga perona të punësuar, i kanë shkaktuar dëm prej 680 mijë e 431 eurosh buxhetit të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo shifër ka dalë në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditorit për Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale (MPMS) për vitin 2016. Ndonëse në të tri kategoritë është vlerësuar se ka ulje të dëmit financiar në krahasim me vitin 2015, sërish ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, që aktualisht është ministri në largim Arban Abrashi, i është rekomanduar që të ndërmarrë masa që të forcojë edhe më tej kontrollin e listave të përfituesve të skemave pensionale. (Koha Ditore)