Mbi pesë mijë “intelektualë” ia mësyjnë Mitrovicës

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 09:01 | Nga

Ajo që kërkojnë drejtuesit dhe lojtarët e Dritës – përkrahja nga tifozët e tyre, “Intelektualët” – nuk do të mungojë.

Mbi pesë mijë “intelektualë” do ta marrin rrugën drejt Mitrovicës për ta përkrahur ekipin e tyre në ndeshjen kthyese të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Evropës, transmeton Koha Ditore.

Drita të enjten do të luajë në “Adem Jashari” të Mitrovicës duelin ndaj Dudelanges, kampiones së Luksemburgut. Ndeshja e parë, e luajtur javën e kaluar në Luksemburg, përfundoi me rezultatin 2:1 në të mirë të Dudelanges.

Grupi i tifozëve gjilanas në një deklaratë dhënë gazetës ka premtuar se do ta thyejë rekordin e shikueshmërisë të vendosur në ndeshjen e kaluar kundër Malmos. Në Mitrovicë kundër Malmos ishin rreth pesë mijë “intelektualë”, tash do të jenë më shumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme