Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) e OKB-së thotë se po shqyrton raportimet për një sulm të kryer gjatë natës ndaj kantierit të ndërtimit të një centrali bërthamor iranian, shkruan CNN.
Sipas IAEA-s, Centrali Bërthamor i Darkhovinit, në jug të Iranit, ndodhet në “fazat shumë të hershme” të ndërtimit dhe sulmi i raportuar nuk ka gjasa të paraqesë ndonjë rrezik radiologjik. Agjencia bëri gjithashtu thirrje për “vetëpërmbajtje ushtarake” në afërsi të të gjitha objekteve bërthamore.
“IAEA ka kontaktuar Iranin lidhur me raportimet publike dhe do të japë informacione të mëtejshme sapo ato të jenë të disponueshme”, shtoi agjencia në një deklaratë të publikuar në X.
Siç raportuam më herët, Organizata e Energjisë Atomike e Iranit tha se SHBA-ja e goditi centralin në orët e para të mëngjesit të sotëm. CNN ka kontaktuar Komandën Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) për koment.