Mbillen drunjë dekorativ edhe në fshatin Hoçë e Vogël

Rahovec | 15 Nën 2018 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Hoçë e Vogel të komunës së Rahovecit sot është bërë mbjellja e drunjtëve dekorativ. Në fillimin e mbjelljes së drunjtëve dekorativ i pranishëm ishte kryetari i komunës, Smajl Latifi i shoqëruar nga kryesuesi i kuvendit komunal Afrim Dina, drejtori i DUPMM-së Rumir Zhuniqi dhe banor të fshatit Hoçë e Vogël.

“Sot në fshatin Hoçë të Vogël, vëzhguam mbjelljen e drunjëve dekorativ, një projekt i yni për Rahovecin, ku gjatë mandatit synojmë të mbjellim mbi 20,000 drunjë të tillë në gjithë komunën. Mjedisi, prioritet absolut i qeverisjes sime, për një Rahovec të bukur e të pastër”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme