Strukturat lokale alarmojnë për dëmtim pyjesh në Suharekë

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 15:19 | Nga

Dëmtimi i pyjeve në Komunën e Suharekës paraqitet si alarmante në një takim të mbajtur ndërmjet autoriteteve lokale dhe përfaqësuesve të institucioneve të tjera, ku të pranishëm kanë qenë edhe rojat e pyllit.

Sipas njoftimit të Zyrës komunale të informimit, shqetësimet rreth kësaj çështjeje i kanë paraqitur aktorët e linjës, të cilët kanë theksuar se janë duke u aplikuar masat ndëshkuese ndaj keqbërësve, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari Muharremaj në fjalimin e tij e ka paraqitur si shqetësuese gjendjen dhe ka kërkuar nga Drejtoria e Bujqësisë e nga institucionet e tjera të jenë vigjilentë në këtë aspekt, duke i mbrojtur pyjet.

“Këto pyje janë pasuri jona natyrore dhe për këtë duhet të jemi aktivë dhe të marrim masa për personat, të cilët i bëjnë këto keqpërdorime”, ka thënë Muharremaj, përcjellë ZI-a.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme