Mbjellen perime në laboratorin bujqësor të UBT-së

Prishtinë | 31 Maj 2020 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

UBT ka vite që ka ndërtuar serra të tipit shkollor, me qëllim që studentve t’u krijohet një ambient atraktiv, motivues dhe praktik për mësim në fushat përkatëse.

Parcelat e ndara çdo vit po mbjellen me produkte bujqësore, teksa si të tilla do të shërbejnë si laboratorë eksperimental për studentët, sidomos atyre të fushës së Agrikulturës dhe Shkencave të Ushqimit.

Duke përdorur teknologjinë, tashmë në këto serra janë mbjellur qindra bimë të perimeve të llojit të domateve, trangujve dhe specave.

Serra do të shfrytëzohet si një laborator fushor për eksperimente të ndryshme nga personeli dhe studentët, ku rezultatet e fituara do të përcjellen në sektorin e prodhimit si kontribut i UBT-së në përmirësimin e cilësisë dhe sasisë se prodhimeve bujqësore.

Njëherësh, këto parcela eksperimentale me kultura bujqësore do t’u mundësojnë studentëve të UBT-së punën praktike, teksa ky projekt në të ardhmen do të zgjerohet dhe do të përfshinë parcela për bimë lavërtare, sektori për pemë dhe perime, bimë dekorative dhe lule të ndryshme.

Të ngjashme