Mblidhet Kryesia e LDK-së, pritet të caktohet kandidati për kryeministër (Live)

Prishtinë | 24 Gus 2019 | 11:10 | Nga Kastriot Kokollari

Anëtarët e Kryesisë së LDK-së janë mbledhur në selinë e kësaj partie për të diskutuar rreth koalicioneve të mundshme dhe zgjedhjeve të parakohshme që pritet të mbahen në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit, raporton Ekonomia Online.

Në këtë mbledhje pritet të vendoset edhe për kandidatin për kryeministër.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka mbërritur në seli, ndërkohë pas tij kanë filluar të mblidhen anëtarët e Kryesisë së LDK-së, Lumir Abdixhiku, Muharrem Sfarqa, Lutfi Zharku, Vjosa Osmani, Ismet Beqiri e të tjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme