Në selinë qendrore në Prishtinë është mbledhur Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për të marrë vendim për formimin e Qeverisë së re, raporton Ekonomia Online.
LDK-ja është shprehur e gatshme dhe është në pritje që të mandatohet nga presidenti Hashim Thaçi për të formuar Qeverinë e re me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe komunitetet.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas takimit me presidentin Hashim Thaci, të mërkurën ka thënë se do ta mbledhë Kryesinë e Partisë, që të kërkojë mendimin për krijimin e Qeverisë së re.