Mblidhet Kryesia, në rend dite Projektligji për faljen e masave ndëshkimore gjatë pandemisë

Prishtinë | 17 Tet 2022 | 10:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit të hënën është mbledhur në takimin e radhës për të vendosur për mbajtjen e seancës së re, raporton Ekonomia Online.

Në rend dite janë nëntë pika, duke përshirë edhe Projektligjin për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së pandemisë.

Rendi i ditës:


I.     Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,  

II.    Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:


1.    Deklarimet jashtë rendit të ditës, 
2.    Pyetjet parlamentare,
3.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”, 
4.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-062 për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19,
5.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-181 për vlerësimin e ndikimit në mjedis,
6.    Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
7.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
8.    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2021,
9.    Propozimi i GP “Multietnik” për zëvendësimin e anëtarit në Komision parlamentar.                                                                                                                                                              

III.     Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave: 

Të ngjashme